Bukurie Maloku

Bukurie Maloku

TË DUASH

Të duash është mënyra më fisnike dhe njerëzore që ka zbutur çdo zemër të trazuar. Të duash është kjo ndjenjë kaq e pastër dhe sublime, që ka gjallëruar shpirtrat e lënduar. Me një energji hyjnore dhe të pakraha- sueshme, e cila ka mbizotëruar në të tërë gjithësinë. Origjinaliteti i dashurisë ka sfiduar kohërat permes forcës depërtuese të mrekullisë.

DASHURISË NJERËZORE

Dua që dashuria të formohet si një lule shumë-ngjyrëshe, që nëpërmjet frymë- marrjes të vijë duke bleruar si një lëndinë madhështore dhe ngrohtësia që del nga burimi i saj të hyjë pa trokitur, për të ushqyer çdo mendje njerëzore. Me hijeshinë, dlirësinë dhe misteret që përmban ajo i shndërron lotët në buzëqeshje mjaltëzuese, me ndjesitë e saj të pakufishme dhe shëruese. Dashuria mbetet ndjenja e pa zëvendësueshme.