Kumrie Avdyl Shala
NGA ZOTI ÇFARË PO KËRKOJ
Pse nuk po mundem pa ty?
Çdo ditë i lutem Zotit të jeshë me mua.
Dua të të harroj e, as këtë se di
E di se prap i lutem Zotit
t’mos me lerë pa ty o jetë.
Se kur vjen ora ime, dua zërin ta ndegjoj,
Dua buzëqeshjen ta shof
Se, më jep jetë nga jeta jote,
Më jep dashuri nga shpirti yt flori
Se Ti je jeta ime…
Pse dua të të harroj çdo ditë, se di?!
Athua e di ti pse?!
Ndërkohë lutem mos më le,
E se, e pse, e pse?
Sa shumë tmerrohem kur ndarjen kujtoj!
Flokun përdredh e buzën kafshoj
Derisa gjaku pikon pa ndērprerë,
Pse dua kujtimet ti harroj
n´çdo ditë e n´çdo vend,
Pse e lus Zotin që të jesh pranë meje
Që ta ndjej aromen e trupit tënd?!
Pse dua kokën të ta vë mbi krahror
E tiktakun e zemrës ta ndegjoj?
Se vetëm aty shpirt qetësinë ndjen.
Pse kaq shumë të ndjej, o e imja jetë
Kur je pranë meje, zemra rrah më qetë,
Sikur se foshnja kur flen ne djep.
Të lutëm më thuaj pse?
Pse, me lidhe kaq fortë pranë vetes,
Apo ata sy më magjëpsen,
Duke me dhenë dashni të paster si vesa mëngjesit…
Pse po kërkoj të të kem pranë?!
E pse po dua të harroj çdo ditë, jeta ime bre?!…