Sot u zgjova me një mik
Duke zbardhur agimi, u tendosa në flladin e mëngjesit, aty përkeledhur pres vesës e aromës së trëndafilave. Do pija kafen si përdit e kur vin …..një klik..
Asnjëherë nuk e kuptojmë se cfarë mund të bej një njeri ne pak fjalë, mund të prek një zemer, mund të prek një mall. U zgjova me mesazhet e miqve të mi te Facebook..ata tashme më njohin. Dikur ka pasur njerëz qe shkruajne thjeshte se shikojne nje grua të bukur, nga ato bukuritë Vlonjate që ia merr shpirtin dhe erës e i ngjan Hënes së Dimrit… po po Dimrit.. e ftohtë por e ashpër, e ëmbel por e egër… aty këtu dhe kokë mushkë sepse c’mund të thuash .. e ke nga Tabani.. hahah
Kështu bisedat e mia me miqte e mi Social jane berë bekimi i ketyre ditëve të nxehta vere. Ata shikojnë përtej vargjeve, ata ruajnë miresinë e më flasin për një jetë e një komb që më merr malli.
Unë e kam lën Shqiperinë 25 vjet me parë, ahh moj Shqipëri sa mall!
Dhe mu desh të kthehem e të kuptoj se malli nuk eshtë per detin, malli për njerzit e mirë, brezin e miresisë,brezin e urtësisë, brezin e mallit! Ahh ky brez i ri.. sic thoshte Dajua im i mirë e i rrallë ne atë gjuhen e tij dialektore labi “ e ce pyet.. ky brez i ri e kan berë corap”!!
Une kam mallë , mall për Shqiperine etnike të burrave te rrallë.. Te fjalës së ngrohtë e bukes së prerë në sofër ku një mik do te vi e do shtosh nje piatë a dy.. nuk ka rëndësi..
sot.. pa ofezë.. Sofra është shuar e minimizuar e njerzit jetojnë nëpër restorante, amvisat janë berë reflektor brutal i botox e ku është bukuria e nje femre në gushine, në art , në rruge.. në karriere!
Cfarë të ndodhi moj e bukura Shqipëri..
I them vetes, do kthehem prap..sepse dhe pse jan pak, do i kërkoj yjet me një shpat e do gjej akoma një brez që u bë lapidar i vyrtyteve njerëzore. Këta jane njerzit e mi, këta jeni ju,, këta jane ata njerëz që unë sot u shkruaj…. përgjigjem dhe kujtoj me mall..
Respekt e dashuri për një brez që shkruajti dhe vulosi emrin “Shqiperi”!
Faleminderit për mesazhet e shumta,ndihem bija juaj,..kolegja juaj.. Miresia të lidh në cdo kohë e në cdo largësi..
Alda