Zylfije Gërvalla
SHPIRTI I FJETUR
Si ta zgjoj shpirtin e fjetur në dashuri?
Në këtë stin pasigurie
Muza ka ikur larg Golgotes
Asnjë kujtim nuk mbeti
Për kronikat e ditës…
Shpejt e humbëm unazën e fatit
Sa keq u përleshëm me valët e detit
Zogjët nuk ikën nga shtërngata
Ata mbetëm pa kurfarë shprese !
Nuk desha t’i shfletoj faqet e jetës
I kërkova pasthirrmat në shtegun e kujtimeve
Në rrënjët e gurrës kristal
Kurse pasthirrmat e kujtesës
u përsosën në fundin e baladës!
Si mbret hyre në ëndrrën time
Me bukurinë tënde hyjnore
I shpalosëm të gjitha dëshirat
Në Parajsën e kryeqytetit mbretërorë!
Vitet rrëshqitën në harresë
Mbeten kujtimet e moteve
Shpirti nuk flet, zjarmohet në brendi
E zemra nuk pushon së rrahuri për Ty !