Momente me poezine e Ana Tisi

Ana Tisi
Kur malli për ty
E kur malli për ty t’më marrë
Majat e bjeshkve më të n’alta, kam me i pa
Nji pikëz loti në vragën e faqes, ka me m’ra.
Shket ai ngadal me kujtimesh, se ju këput lulja zemres.
Ti je maja e majës zemër, kreshta e kreshtës
Ti që ma ngjalle këtë zemër, në këto ditë të lume të munditmit tim.
Lamtumire e dashtuna ime, që më erdhe si vesa e mëngjesit, si flladi i pranverës.
E dii..
Do të vij kaiher e dashtun, do t’vi
E bashkë me erën do t’i përkëdhel flokët,
Do të vi si zogu i pranverës të këndoj mbi çati ardhjen e saj,
pa do të vi si flutur, të trokas mbi xham, e në dhomë do hyj, të kundroj bukurinë dhe të ndiej aromën tënde.
Atë aromë që më bëri ta jetoj serish pranverën, pas këtij dimri të gjatë, të acartë