Caste peotike me Bashkim Saliasi

Bashkim Saliasi

PRANVERË E VONUAR

Të vegjëlit s’është e lehtë, të mbijetojnë,
i shtypin të mëdhenjtë, i shfytëzojnë,
historia e vendit tim me fakte flet,
i mbijetove shekujve, emri yt mbet.

Shqipëri plot halle e derte,
përball luftrave përherë e vetme,
këtë vit pranvera erdhi e vonuar,
parlamentarët me rroga të trefishuar…

SHQIPËRI

Shqipëri, perlë e Ballkanit,
“mollë” sherri e evropianit,
perëndia të ka bekuar,
me katër stinë mbrekulluar.

Të ka stolisur me male,
me lëndina e livadhe,
me dy dete, me hidrocentrale,
me nënëtokë me minerale.

Pushtetarët vijnë në pushtet,
Pasurohen në pak vjet,
“lum populli” që i ka,
Shqipëria, “det” me para…

Sa shpejtë bëhen me vila,
me prona e automobila,
me florinjë varur në qafë,
në lokale i takon çdo darkë…

EMRI YT NË BREZA DO KUJTOHET

Ata që të njohën, të kujtojnë me mall,
djalë i Nishovës, margaritar i rrall.
u rrite me ujin e Tomorit, uji bekuar,
ekselent në shkollë, mbete i parë.

Poliçani të ushqeu me dije në mekanik,
s’ta dhanë të drejtën e studimit për juridik.
Ti për Nishovën ishe ikonë,
i tillë do mbetesh përgjithmonë.

Shkëlqeve në Tiranë në degën ekonomik,
shqiponjë e Tomorit me fshatin mbete besnik.
Shoqëria me mall Medi Koxhaj të kujton,
krenohet zemra e tyre, kur emrin tënd dëgjon.

Nishova ka lindur burra të ditur,
ti ishe i veçantë, emblem e skalitur,
emri yt shenjtor i Nishovës, nuk harrohet,
në jetë të jetëve në breza do kujtohet.