Gezim Voda
SOT, 75 VJETORI I VRASJES SE BARDHOK BIBES
Ish deputeti i Mirditës dhe Sekretari i Parë i Parisë të atij rrethi, u vra pikërisht si sot më 7 gusht 1949, pabesisht, kur ai ishte vetë 29 vjeçë. Janë shkruar ndër vite për të libra e janë kënduar këngë që edhe sot të rrënqethin. Një nga fotot e më poshtme janë disa rreshta të shkëputur nga libri i Mark Mesulit per kete “Hero të Popullit” i botuar në vitin 2019, faqia 39, ku tregohen rrethanat se si e vranë atë, thjesht pse ishte me atë funksion partie, pa i bërë keq askujt, veç idealizmit për progres e përparim.
Në vijim është dhe një poemë elegjike e imja për të.
Nga Gëzim Voda
ERDHA TË ÇMALLEM, ME BRENGA PO KTHEHEM…
-Meditim “ringjallje” e ‘Heroit të Popullit”
Poemë elegjike për BARDHOK BIBA
Mirëse u kam gjetur të dashurit e mij,
Ju miq e shokë, që fort më ka marë malli
Jam unë Bardhoku, që tash mes jush po vij,
I ikur prej dekadash, i sapo ngritur prej varri
Po mbrij nga ajo botë, i plakur, i rreshkur, i thinjur,
I plogështuar nga dheu që më mban ndën vete.
Kam ardhur të çmallem e t’u shoh në jeni ligur,
Po vij të “shprazem”, t’u shpreh dhe disa derte…
U ndava prej jush kur isha fare i ri,
Të tridhjetat ende nuk i kisha mbushur.
Më qëlluan me plumb krejt në pabesi,
Vrastarë, që në Kuvende Burrash dot s’më kishin mundur
Lash pas, gjysmën time, bashkëshorten Mrikë,
Dhe vajzën e vetme, të voglën Marie.
Shumë u kam munguar, por di që s’më kanë koritë,
Kanë qëndruar burrënesha, ashtu siç u kish hije.
U largova nga ju, me ëndërra të prera në mes,
Me idealin e madh për dije dhe përparim.
Që Mirditën tonë ta shihja duke qesh,
Dhe mirditorët e mij, të mos kishin më mjerim
Më ziente në shpirt respekti për njerëzit,
T’i shihja e t’u flisja përherë sy më sy.
Bindjet e mija, s’ia imponoja kurrë tjetrit,
Veç u thosha: “Mirdita bëhet, me mua e me ty…”
Atë kohë vumë ”gurin e parë” për Rrëshenin.
Prilli i dyzetenëntës ishte, atë vit.
Për një qytet të ri po hidhnim themelin,
Që brezat ta gëzonin e ta hijeshonin çdo ditë.
U largova me bindjen që kisha në vetevete,
Se Shqipëria do të bëhej ndër më të mirat në botë.
Mjaft që njerëzit të punonin për vete,
Dhe s’do kish me tek ta varfërim dhe lotë.
Nuk do kish më mes tyre ndarje klasore,
Mllëfe, mëri e përbuzje: -ç’je ti e ç’jam unë…!?
S’do kish më hakëmarrje e gjaqe kanunore,
Por ndriçim të mëndjes, paqe dhe punë…
Gjer thellë ndën dhè, kam ndjerë ca gjykime,
Që sakrificat tona i shohin me përçmim.
Kujtojnë se ç’lamë pas, është bërë pa mundime,
Kujtojnë se veç kjo e sotmja qënka “me shkëlqim…”!
Po bëhen shtatëdhjet vjet i larguar prej të gjallëve.
Shtatëdhjet vite, nuk janë dhe aq pak.
Por shoh që ende nuk u është dhënë fund halleve,
Ende varfërinë e dalloj rretheqark
Erdha të çmallem, me brenga po kthehem.
E ndjej që dheu do më rëndojë më shumë.
Të ikurve në atë botë kam vendosur t’u rrëfehem:
-Dëm më paska shkuar lufta dhe netët pa gjumë…
Idealet e mija paskan marrrë të tatëpjetën,
Komunistë siç kam dëshiruar, nuk pashë askund.
Dallova ndër ta, që vrapojnë për kuletën,
Të tjetërsuar si qënie, me moral të marë fund.
Më bëhet të mos i vete më atij varri,
Por të kem dy jetë dhe vdekjen ta braktis.
Me njrëzit të bashkohem e t’ia filloj si aty pari,
T’u them: “ kam riardhur, e me ju punëve t’ua nis…”!.