Pranvera Qerimi
Çiltersi
E doja të përhumbur
E doja, edhe kur veprimet e saj me bënin me lot të qeshja
E doja me sharmine e saj
E doja me elegancen e saj mahnitëse
E doja andaj i buzëqeshja kur e shihja,
e ajo pa u venë në siklet
më bënte ndonje skenë modelizmi,
duke mos hezituar t’ i hedhte flokët në një cep
dhe të ngriste kokën me naze
E doja atë “të pamendt”,
se “pamendësia” saj dashuroi një burr
si unë, që as vet si them vetës burr
E doja se m’ iadhuroi rrobat e qepura,
që e ëma nga mosha e saj e shtyer
shpesh linte ndonjë vrimë aty,
sikur t’i bënte vend zemrës së saj në trupin tim
E doja se ajo shihte brendesinë.