Elvira Zeneli
Kur të takohemi
Kur të takohemi
Mos më fol për numra
as tabelën e shumëzimit se nuk dua ta di
Më mirë të më flasësh për lulet
Dhe sytë e bukur si ti
Dhe po gabova në llogari
Mos ma zë për të madhe
Kurrë s’kam matur gjë
Veç kam fluturuar hareshëm
Pa cak, pa zhurme e pa gajde
Po u hodha në sytë e tu jeshile
A buzën tënde të kuqe
se bëj me numra
As me metër
Krejt e bëj me huqe
Unë, nuk do të flas për X-n e Y-n as për Z-n, as për teoremën e Pitagorës,
Por do të flas për syrin e shkruar,
Që më ka përvëluar
Për të ëmblën dashuri
Do të flas për numëruesin dhe emëruesin
Për qafën si cilindër
Për belin si trup koni
Do të flas për këtë që unë e ti jemi,
Kur zemrat pranë e pranë t’ i kemi.
Dollinë e fatit, dua ta ngre
Një dolli dua të ngre sonte për veten time
Dua ta ngre për këtë siç unë jam
Me gabimet e mia
Ulje – ngritjet, disfatat dhe sukseset
Asgjë nuk fshij nga vetja ime
Për të gjitha këto i ngre dolli vetes…!
Unë i ngre dolli vetes
Për femrën siç jam
Me gabimet e mia
Me forcën time shpirtërore që kurrë nuk më rrëzon para asnjë stuhie
Para asnjë tufani,
As uragani,
As para rrebeshit që të mashtron here me duhi e herë me qetësi…
Ngre dolli për sukseset e mia që kurrë nuk u dorëzova
Nuk i thashë vetes NDAL për asnjë moment
Kokën lart e mbajta,
Edhe me dashuri
Edhe me krenari
Është jeta ime dhe vetem e imja.
Por kjo vlen edhe per Ty: nënë e grua
Qē mbush ujē nē krua,
Qē drejton njē katedër,
Me dinjitet dhe sedër.
Duajeni veten siç jeni
Siç ndjeni,
Siç frymoni,
Siç dashuroni,
Edhe për bukuri,
Per sytē e shkruar a sytē e zi.
Nuk ka mur që të ju ndalojë,
Nuk ka erë që t’ju rrëzojë
Nuk ka tërmet që t’ju lëkund
Nuk ka cunam që t’ju shkund,
Ju jeni vetë stuhia, deti e furtuna,
Ju jeni vetë dielli e hëna se të tilla ju krijoj NATYRA!
Tē ëmbla, tē mira.
Ca pika uji në trupin e saj…
Për një çast ajo më doli para
E veshur me rroba plazhi si një floçkë,
Gjunjët iu dridhën, goja iu mek
Ee truri, ah s’i punonte fare.
Ngeli i shtangur para asaj bukurie
Derisa një puhizë e vakët nga deti
Ia shpupurisi mendimet e tij
E solli në vete dhe hapi më shumë sytë
E përhumbi në atë bukuri trupore
Që aq bukur i kish falë perëndia.
Pikat e ujit të detit
i rrëshqasin ngadalë
mbi atë lëkurë yndyrore me vaj
I fshiu me peshqir dhe mendja i shkoi tek i dashuri i saj
Ah sa donte që pikat e ujit
me gjuhën e tij ti mblidhte
në trupin e saj plot sharm.
E me to të lundronim në detin e dashurisë
Dhe ato pika që rrëshqasin poshtë trupit të saj
Mbledhur në kërthizë
shtrirë në shezlon
t’i bëj afshëm një analizë.
Pika që mrekullisht ishin përzier
me aromën e trupit të saj
Sa ëmbël do t’i thithte
sa ëmbël do t’i shijonte.
Ah, ky det kjo rërë e ky shezlon
Po e bëjnë robinjën e tij
Ashtu si Penelopa në Odiseon
Tretet trupi i saj, shkrihet jo nga dielli, por nga dashuria e tij
Pastaj ëmbëlsisht buzët e kriposura kërkojnë pak ëmbëlsi
Me afsh femëror ajo ia sulmon buzët e tij.
Me pasion e drithërima merr nektar ëmbëlsi
Harrohen nën shezlon duke bërë dashuri…