Pasdite me vargjet e Albert HABAZAJ

VLONJATI MBJELL LULE SHQIPE

 

Nderim për Akad. Shaban Demiraj (01.01.1920-30.08.2014)

VLONJATI MBJELL LULE SHQIPE

Nderim për Akad. Shaban Demiraj (01.01.1920-30.08.2014)

Nga Albert HABAZAJ

Gjuha shqipe, mjalt’ e ëmbël,
Gjuhë e Mëmëzonjës sime,
S’ka në bot’ si gjuh’ e nënës,
Të kënaq er’ trëndeline.

Rron ajo, që rrojme ne;
Naimë të tjer’ pat fat,
Djem që për të bëjnë bè,
Midis tyre një vlonjat.

Burr’ që vë një gur për kombin,
Shok me djalë të Petro Ninit,
Për këtë gjuhë të ekzistences
Sa Çika – pesh’ e mendimit.

Vlora korife ka lindur
Që matet me korifej
Me nj’ Aleksandër Xhuvan,
Me një Eqerem Çabej.

Mbolli, mbolli lule shqipe,
Arom’ ilirike mbushur,
Ky det me vullnet Balzaku,
Në Panteon është futur.

Do të mbjell’ sa të ket’ frymë
Të tilla lule me vlerë,
Se prapa tij do të vinë
Shaban Demiraj të tjerë.

L’Aquila, Itali, 14,02.2000

[Botuar në vëllimin tim poetik “Mërgata e luleve”, Tiranë, Globus R, 2006, f. 103].

 

 

 

 

 

.