Elvira Zeneli
Ajo…
Ajo, me një shikim ka aq shumë magji
sa me buzëqeshjen e saj
Më jep aq shumë forcë
në shpirtin tim të trazuar.
Dhe aq shumë jep dashuri prej vetes sa më tjetërson,
Madje është e frikshme të biesh në dashuri me të.
Ajo është kaq e lirë,
kaq autentike dhe kaq e bukur
Saqë edhe vetë yjet në qiell janë xheloz për shkëlqimin e saj.
Ajo është kaq e imja, dhe kaq e largët njëkohësisht.
Dhe kështu, askush kaq e bukur si Ajo…
Ajo është krejtësisht e papërshkrueshme…