Elvira Zeneli
Ç’ËSHTË KY MASHTRIM….!
Kur hidhërosha unë,
Kur hidhëroheshe dhe ti,
Goditje të rënda merrte,
E bukura dashuri.
Pastaj kur të vrisja unë,
Më vrisje edhe ti
Por kokēn lart e mbante,
E bukura dashuri.
Ndaj dhe prapë na bashkonte,
Me forcë edhe më shumë,
Prapë fjalēt vinin të ēmbla,
Dhe vinin si njē lumë.
Dashuria pastaj ,
Ngrihej deri nē qiell,
Unë ndrisja si hēnë,
Ti ndrisje si diell.
Por puthje s’ pati,
As nga unē, e as nga ti,
Ç’ është ky mashtrim,
Në dashuri?