Çaste poetike me Gentijana Mikushnica

Gentijana Mikushnica

Plagët dikur do të shërohen!.

Nuk ja vlen të vuash
Kur ai nuk vuan si ti,
E sidomos kur dikush
Me ndjenjat e tua luan.

Nuk ia vlen të hapësh zemrën
E të tregosh dhimbjen tënde kudo,
Se rrallë kush të mirën ta don`
E ai që të la, lotët si meriton.

Plagët dikur do të shërohen
E diell patjetër do të ketë,
Do të shkëlqej ndonjë dashuri tjetër
E zemra do të rrahë si përherë.

Ti jetë e fat sa shumë nxitove!.

Ti o jetë pse po m’sfidon!
A pse dua ty unë të t’jetoj,
Ti o shpresë nuk po të shoh
Se pa ty jeta më robëron.

Ohh moj zemër me shumë mundime
Shumë durove, e aspak nuk plase,
Sa shumë plagë t`i në jetë more
Ti jetë e fat sa shumë nxitove.

Mëngjesi me shi

Mëngjesi sot erdhi me shi
E pikat në xham më trazuan,
Krijonin një tingull të çuditshëm
Sa shpirtin ma qetësuan.

Më duket me pikat që rrëshqitnin
Në xhamin e dritares sime ngadalë,
Ma morën dhe dhimbjen me vete
E ma kishte ëndja, të dilja të lagesha përjashtë.

Ndoshta gjithë plagët do mi shëronte
Që jeta m`i hapi aq thellë,
E shpresat e mia do t’riktheheshin
E ëndrrat mund të bëheshin realitet.

S’do nënshtrohem sa të jetë jeta!.

më mundësh
E n’këtë jetë s’do më rrëzosh,
Unë jam bijë e kësaj toke
Mos mendo se do
Që kam sakrifikuar n’këtë jetë gjithmonë.

Dashuria thonë është veç vuajtje
E këtë tash po e provoj,
Po s’do nënshtrohem sa të jetë jeta
N’qofshim veç unë e ti, në këtë botë.