Pjesë nga romani ”Skenderaj i Skenderbeut” i Sokol Demaku

Pjesë nga romani ”Skenderaj i Skenderbeut” i Sokol Demaku, një novelë nga romani ku flitet mbi legjenden e drenicës Millosh Kopiliqin. Botua në vitin 2021, në Suedi e shtypur në Shtypshkronjen Lena Graphic në Prishtinë

Hakmarrja

Trimëria dhe heroizmi i princit drenicar mori dhenë dhe për të flitej në çdo cep të trojeve arbërore.
Kulshedra e Bosforit nuk u ngjinj me vrasje dhe krime të njëpasnjëshme mbi popullin që kërkonte liri. Përbindshi i zi vazhdoi të derdhë gjakë të pafajshëm nëpër fshatrat e Fushës së Mëllënjes, fushën e Drenicës, pothuajse në të gjitha vilajetet shqiptare të kohës. Ishte një hakmarrje e papaparë nga ata barbarë të pashpirtë të Dardaneleve.
Ushtarë dhe jeniçerë mësynin të tërbuar në fshatrat arbërore, u vinin flakën, i shkatërronin, vrisnin dhe torturonin të pafajshëm, bënin krime nga më çnjerëzoret.
Ishte një hakmarrje ndaj një populli të pafajshëm, ndaj një populli me kulturë dhe me tradita, i cili kërkonte vetëm që të jetonte i lirë në trojet e tij. Por, pushtuesi është pushtues, ai nuk ka as ndjenjë, as kulturë, ai është thellësisht barbar dhe i pamëshirshëm. I vetmi qëllim i tij është të pushtojë e të shkatërroj gjithçka. Të tilla ishin hordhitë e Anadollit, që kishin mësyrë trojet arbërore.
Mllefi më i madh e më i shfrenuar i përbindshit të zi, ishte drejtuar veçanërisht në Drenicën Kreshnike, e cila duke mos e pranuar nënshtrimin reagonte dhe përpiqej të mbronte jetën, popullin, gratë, fëmijët, të moshuarit. Bijët e saj më të mirë, viheshin në ballë të luftës, ata nuk mund të pranonin që toka e tyre, familjet dhe fiset e tyre, të viheshin nën këmbët e osmanëve dhe sulltanëve arogantë.
Sulltani embajti nën rrethim Drenicën heroike, me ushtarë dhe jeniçerë, dogji e poqi çfarë gjeti, shkatërroi fshatra, pasuri e prona, robëroi dhe mori peng mijëra djem, të cilët i dërgoi në Stamboll.
Fshatin e Kryetrimit e bënë shkrumb e hi, duke djegur e shkatërruar gjithçka. Të gjithë e dimë atë fjalën e popullit “Që ku shkel turku, as bari nuk mbinë”. E pikërisht atë bëri ai pushtues mizorë mbi truallin tonë arbëror.
Shumë familje nga këto vise filluan të braktisin shtëpitë dhe trojet e tyre. Kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar dhe për të mbijetuar nga ai tmerr dhe nga vala e dhunës, nga raprezaljet e bishës së Dardaneleve.
Edhe familja e kryetrimit të Drenicës kishte vendosur të lëshonte vendin. I ati i Milloshit kishte shkuar në Raguzë, me një pjesë të familjes, pjesa tjetër në Shqipëri. Elbasani do të ishte streha e tyre e ardhshme.
Në qytetin e Vushtrrisë, ku Sullatani kishte shtënë në dorë dhe kalanë e këtij qyteti, kishte vendosur t`i zinte robër dhe t`i torturonte deri në vdekje banorët, në mënyrë që ata të pranonin të pranonin sundimin e tij.
Ishte koha kur nën presionin otoman shumica e shqiptarëve kaluan në fenë myslimane. Ishin torturat e turqve në popullatën e pambrojtur të këtyre viseve që ata të bëheshin shërbëtorë të Sulltanit dhe të përqafonin fenë islame, vetëm ajo ishte mënyra e vetme për të mbijetuar.
Lidhur me qëndrimin e të vëllait të Miloshit në burg, në Kalanë e Vushtrrisë, ka disa variante. Tregohet veçanërisht për qëndrimin e tij heroik dhe të papërkulur përpara dhunës dhe torturave çnjerëzore që i bënin pushtuesit.
Por në fund të fundit ai pranoi të ndërronte fenë, nga i krishterë – në musliman, me qëllim që të shpëtonte të bijtë dhe të bijat nga hordhitë gjakatare aziatike, të cilat synonin që bijat e tij t`i dërgonin në haremin e Sulltanit, në Stamboll, kurse djemtë në forcat turke për luftime në Azi e Afrikë.
Hili nuk e pranoi këtë poshtrim të familjes, edhe sepse e gjithë prona dhe pasuria e tyre ishte shkatërruar. Vendosi të ndërtojë në fshat një xhami, kishte pre njëqind kurbanë dhe ndërroi emrin në Hysk.
Ky ishte i vëllai i kreshnikut nga Drenica Milosh Kopiliqi, i cili ishte zënë rob nga Sulltani së bashku me familjen e tij dhe ishte vendosur në kalanë e Vushtrrisë.
Xhamia që ndërtoi Hysku, siç dukej pati jetë të shkurtër, ajo u zhduk sa çelë e mbyll sytë.
Pronat e tij, edhe sot e kësaj dite, mbajnë emrat e tyre në fshatin Kopiliq. Kur fshatarët pyesin njëri – tjetrin se ku do të shkojnë sot për të bluar, ata përgjigjen:
-Po ku tjetër more, po në ”Mullinin e Hyskut”. Ose,
-Ku ishe sot që herët?
-Po ja, kisha pak punë në mëhallën e Hyskëve, në “Vreshtat e Miloshit”, apo dhe te”Kisha e Miloshit”.
Këto janë shenja dhe dëshmi të ekzistencës së familjes së kryetrimit të Drenicës Milosh Kopiliqi nga fshati Kopiliq i Drenicës.
Por, është edhe më interesante se atje ende janë të ruajtura themelet e Kullës së Miloshit dhe ato sikur flasin dhe tregojnë për kohën e kaluar dhe trimëritë e të bëmat e bijëve të Drenicës nën pushtimin turk.
Me javë e muaj e mbajti nën rrethim këtë trevë arbënore pushtuesi i egër, por arbënorët nga Fusha e Drenicës nuk u dorëzuan edhe pse u shaktërruan, u dhunuan, dhe sakatosën.
Jeniçerët dhe ushtarët që mbanin nën rrethim fushën e Drenicës ndiheshin të lodhur, të raskapitur, pasi kishin javë që mbanin shpirtin e tyre vetëm me kunguj nga arat e fshatarëve drenicas.
Flitet gjithashtu se shumë prej tyre, ato ditë ishin bërë ushqim për korbat dhe sorrat. Këtë e dëshmojnë edhe shumë topinime, të cilat edhe sot e kësaj dite janë gjallë dhe jetojnë në këto troje heroike si “Lugu i Korbave” apo edhe “Kodra e Kungujve”. Janë toponime që vijnë gojë më gojë që nga ato kohë kur barbarët osmanë vinin si pushtues në këto vendbanime.

PS:Në foto varri i Millosh Kopiliqit në fshatin Rezallë, foto Hamit Shala