Elvira Zeneli
SEPSE ZEMRËN TASHMË E KAM BOSH
Tashmē jam larguar nē veri,
Dhe ndjej se nē damarët e mi kam acar,
Ti nuk mē dhe asnjē pikë ngrohtësi,
Por gjerat unë shtruar do t’ i marr.
Fundja dua të të kem Ty mirē,
Dhe në êndrra të bukura të kalërosh,
Per mua mund tē jetē pak vēshtirë,
Sepse zemrën tashmë e kam bosh.
Këto që po i them thellë po i ndjej
Ngase dashuria jote më kalon nëpër dej.
Pa çka se çmendurisht të dua
Po ti zemrën tashmë ma ke copëtuar.
Sa kam dëshirë pranë të të kem
Të ti puthë sytë të më bëhesh melhem.
KAQ PRANË ISHIM KAQ PRANË…
Ishim kaq pranë njëri-tjetrit
Saqë shikimet tona
treteshin det e se ç’thanë
Se di nga më erdhe dhe ëmbëlsisht të shikoja,
Vajzë e vogël më dukej vetja në detin e paanë.
Ah, kjo dashuria ëndërr a realitet
Të jemi vërtetë bashkë ëndërr apo e vërtetë?!
Tani, po luajmë fshehurazi si dikur.
Por, sot nuk dua gjë fshehurazi o jetë
E vêrteta është realisht me ne si dikur.
Në thelb të çdo gjëje është zhvillimi,
Në imagjinatë ishte kultivimi dhe guximi.
Ne donim jo vetëm që trupat tanë ti shijonim
Ne, ah ne kurr s’donim shpirtërat tanë më ti largonim
Gëzim dhe paqe kishte në sytë tanë
Nuk është lojë por është fati që sot na solli kaq pranë.
Me petkun e kënaqësisë u zhveshën e u veshëm.
Shpirtërat tanë fort njëri-tjetrin e deshën.
Me ujin e mjelmët u lamë dhe u shpëlamë
Përderisa perëndimi i diellit na u ul në prehër, ne su ndamë…