Mbremje poetike me Kadri Tarelli

Kadri Tarelli

“KUSH E KUSH TË PAGUAJ……!”

Çuditet bota me ne shqiptarët.
Grindemi, kush e kush sofrën të paguaj…..!
Zakon i vjetër mbetur nga të parët,
Në Arbëri, apo në dhe të huaj.

Thjesht u themi: është fisnikëri,
Shekujt s’e tretën, e ngulën në gjak.
Mbirë e gatuar në truallin tonë Illyri
Ushqyer burrërisht, në kuvend e bajrak.

Mos u lodhni, s’na ndryshoni dot,
Jemi krenar, botën s’e vëmë në kandar.
Në zemër Shqipërinë kemi për Zot,
Shqiponja simbol, flamuri fanar!

Kadri Tarelli
Vjeshta e parë, 2024.