Elvira Zeneli
TAKAT E TUA
Në takat e tua çmendurisht u dashurova,
Në çastin kur i dëgjoj me krah afër teje fluturova.
Pa nisa t’i ndjej takat tua me nge,
Dhe turresha si ati pa fre.
M’turbullohet mendja nga ajo tingëllimë,
Pa zemra shkëputej poshtë nën këmbë,
Të shkilet nga takat tua me përdëllimë.
Pastaj të mërmërij ëmbël diç nën dhëmbë.
Dhe vazhdoj unë takat t’ i vëzhgoj,
Dhe vazhdoj unë buzët t’ i dëshiroj,
Mbase jam dhe i denuar unē nga ti,
Rob i lidhur prangash në dashuri.
Por jo jo, ajo zemër që ëmbël taka bën,
Më jep papritmas një puthje e më bën ujem
Më shikon në sy e më lumturon
Përderisa trupin e saj afshëm ma dhuron.
Pa bëhem tok trup e shpirtë e zemër.
Nuk di si ta thërras ndryshe përveç me të bukurim emër.
Dashuri e ëmbël dashuri.
Dridhje trupore rishtas më sjellë ti.