Elvira Zeneli
TI, KRUA QÈ UJIT SHPIRTIN TIM!
I dashur, rrënojat e mia bëj tuat
Përqafoje pluhurin në të cilin më shndërrove
Emrin tënd shkruaje mbi të pastaj,
Që prehje të gjej shpirti im.
Ta dish se, aty do t’më gjesh të shpërndarë në tokën e thatë.
Duke thirrur përmallshëm burimin tënd.
E dashuria jonë, do të lindë një lum
I cili do të ujis shpirtin e çuar peshë.
Aty ne të dy do të pimë nektarin e dashurisë,
Por, kujdes, mos mbytesh në mua padashur,
Ashtu siç jam mbytur unë në ty dhe unin tënd dashuri…