Mbrëmje poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus

Emri

Ç’ është një emër,
përveç se një jehonë
në zemër?!
Një fjalë që kumbon
kur dikush është afër.
Një mesazh në celular,
që buzëqeshjen lind sakaq.
A mund të jetë emri një tingull…
pa ngrohtësi, pa shkëndijë, pa jetë?!
Emri duhet t’i ngjajë diellit
në në ditë gri.
Të dhurojë dritë, gëzim, magji.
Ndaj emrin dua ta ndaj
me ata që më bëjnë:
të jem e tërë, e paqtë, e lirë,
të ndihem Unë, të ndihem Mirë.