Mbrëmje poetike me Gladiola Jorbus

Nga Gladiola Jorbus

Ne

Kur botët tona po rrokulliseshin,
dhe zemrat ishin shpërbërë
në mijëra kristale.
Dhe sytë ishin lodhur së kërkuari të bukurën.
Dhe fyti ishte tharë nga të vërtetat e pathëna.
Pasi ishim përleshur si të marrë, në dallgët e dhembjes.
Pasi kishim lotuar mbi vitet e përmbysura.
U ndeshëm të dy…
Brenda një flluske lumturie u strukëm.
Dhe jetës iu fshehëm.
Madje dhe vetes.
Alter egot prekën qiellin
që për Ne, kish mbetur ëndërr.