Çaste poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus

Ardhja e pranverës

Një rreze dielli
po luante me bishtin e ketrit.
Dëbora iu dorëzua
pushtetit të gonxheve.
Toka u bë më e gjelbër,
frymëmarrja më e lehtë.
Jeta çeli sërish.
Dhe petalet fituan aromën.
Pranvera është veç një stinë?!
Apo një parashutë
që shpirtin mbron,
në një botë dimrash?!