E shtuna poeetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

U LARGOVE SI ERA

Në natën me hënë si era u largove
Aromën e parfumit pranë meje e le
E mora në gji fort e shtrëngova
Symbyllur me të udhëtova

Ah sikur t’ kishe qëndruar pranë meje
Çdo dritë hëne ëmbël do tē shkëlqente
Sepse ti e di sa jam e dhënë pas teje
Ti do t’më merrje e do t’më rrëmbeje.

Po ja që ti për mua s’do t’ia dish
Më le pa të shijuar nurin e bukurisë
Më ike dhe më nuk u bëre i gjallë
Çfarë të bëra unë më thuaj vallë

Unë që të desha më shumë se yjet
Më shumë se detin e paanë
Unë që të dhashë çdo gjë prej meje
Vetëm një përqafim e doja sa për t’më ngrohur prapē.

Momenti vjen atëherë kur nuk e pret
Si flutur do tē ulem në prehrin tënd
Dhe krahët e mi do t’ i paloj
Nën puthjet e tua dashurinë shpalos
Aty do të shkrihem e tëra në përqafim
Të t’ i shijoj me ëndje puthjet pambarim!