Gladiola Jorbus
E nesërmja
E nesërmja mbetet një enigmë.
E gjallë, e ankthshme, e pakuptimtë.
Si mund ta presim,
kur ende s’e dimë…
Vërtet,
a do të vijë?!
Nesër…
Si një fëmijë,
me shkronjat luaj dhe ëndërroj.
Kjo fjalëz e brishtë,
me gjuhën vallëzon,
tinëzisht fsheh ironinë.
Imagjinatën mbart
përtej muzgjeve të magjepsura…
E nesërmja…
nëntë tinguj frymëzues
si nëntë muzat e lashta.
Një fjalë vigane
që zemrat ndriçon.
Dhe ne ëndërrojmë
një botë,
pa lot, pa urrejtje, pa dhembje.
E nesërmja…
më shumë se një fjalë…
është një udhëtim…
Një zog i rrallë,
që fluturon më shpejt se era.
Një fjalë e guximshme,
që lufton me kujtimet.
Një gjuhë sekrete,
që pëshpërit:
Mos u dorëzo!
E nesërmja do të vijë…