Zylfie Gërvalla
PELEGRINAZH YJESH
Zgjimet zbardhuan shpresën
përtej ditëve eklips
në ndjekje të misterit avullnajë
me thirrjen atje kur humbja tretet
me vesën e stinës së vonuar
Çdo mallëngjim troket
në ecjet e rrugëve pakthim
kur bartim barrën në shpinën varrë.
Atje vjen përtritja mes nesh
dhe puth plagën kryengritëse
me fishkëllimën e vënë në shtizë
për t`i thënë të panjohurës,
ortiqet po shkrihen
me udhëtarët në karvanin braktisje,
për bukururinë skofiare,
fjalë e dheut merr udhën uratë.
Kjo kohë mëkatare po shuan zjarrin
nën portën lajkatare,
krejt prush të panjohurat ngritën krye në lumin e etjeve
bashkë me hijet amshim
dhe duken pamjet solemne si hëna kur pikturon
ëndrrat me tretjen vezulluese
natyrshëm vijnë ditët diellore.
Rrethi unazor shpalos ardhjen e Helenes
midis udhëve fatlume
dhembjeve të mbulura në hirin ringjallje
vetëm për të ndezur dritën e qiririt
për të nesërmen…