Gladiola Jorbus
Ngushëllim
Dhe nata bëhet e largët.
Veç përmes zemrës,
ti ende jeton.
Në pemën e mallit,
ku prehen kujtimet,
gjej ngushëllim.
E rraskapitur nga dhembja,
kërkoj një shteg.
Lotët bëhen yje
dhe kujtimi digjet
si një meteor.
Vdekja është heshtje.
Një heshtje sëmbuese
Që ngadalë…
të vret, të përpin.
Por unë sërish,
në pemën e mallit falem.
Aty prehem, lutem…
dhe gjej ngushëllim.