Niloy Rafiq
FARI
(Rehana Jabbari edhe mua më mbyt litari i varur bashkë me ty)
Shkollat e dëlirësisë ruhen nga shteti
Korridoret e fshehura bashkohen në errësirë
Putrat e zeza vendosin kurthe në det dhe në port.
Përbindëshat e zemëruar kërcejnë mbi valët ciklonike
Thika e mrekullueshme qiellore therrin tinëzisht
Mushkritë për të derdhur farat e kalbura të jetës.
Qifti i jetës është i lidhur me bobinën e besimit të verbër
Bredh rreth e qark për njëzet e gjashtë burime
Bileta e vdekjes varet në qiellin e dritares.
Shkronjat e zeza verbërisht rebele para vdekjes
Gjurmët e shkabave në botë
Fat mizor që troket në derë.
Mos qaj, mami!
Do të shtrihemi brenda vrimës
Në tokë.
Hiqni sytë, veshkat dhe zemrën
Jepi ato në emër tim nëse është e nevojshme.
Askush nuk i di shenjat e varrit!
Edhe ti harroi dhimbjet
Era do të largohet
Për t’u përzier me horizontin
Një far në rrugën e pafund
Të kohës
Së përjetshme.
Përktheu në gjuhën shqipe
Rizah Sheqiri