Caste poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

MOS IK…

Vjeshta po ikën i dashuri im
Gjethet shpupurisen poshtë këmbëve tona
Mos më lër vetëm në këtë pragdimri
Se kam frikë nga vdekja dhe ikjet
Se lumturohem nga netët e gjata të dimrit
Ndihen si tërmet dridhjet pranë teje…

Eh, më tej e më tej lumturohem nga flokët e borës që butësisht bien mbi mollëzat e faqeve,
Po ti dëgjom pra, mos më ler vetëm në pragdimri
Se më çmendi dashuria jote në dimër
Se stinët kur ndërrojnë
Kryqëzojnë magjitë e shpirtit
Ndihen si zjarrvënës në faj…

Vjeshta po ikën i dashuri im
Mos më ler vetem në këtë pragdimër..