Mbrëmje poetike me Pranvera Qerimi

Pranvera Qerimi

Ulërima mendimesh

Ulërima mendimesh,
shpeshherë edhe më godasin në zemër.

Era e vjeshtës m’i hedh kujtimet
për fytyrë, ashtu si gjethet e pemës.
Mbijetoj, luftoj, ëndërroj,
nuk jetoj; shqisat më kanë vdekur,

Emocionet hedhin valle,
Por më shumë për të panë
Eh…mendimet qëndrojnë të ulura
në karrigen e të pamës.

Shikojnë lulën që vrapova pas saj,
dhe ajo me gjemba më vrau,
e kinse tani loton nga malli.

Po sikur ta dinë të tjerët se ajo
ishte shkaktar që rrjedhi ky gjak.

Arkivol i bardhë,
taman si lëkura e tij, e zbehtë, pa emocione,
gjaku i thithur nga shushunja,
e dashura e tij
që bëri këtë fat të zi.