Esse nag Bukurie Maloku

Bukurie Maloku

Paqja

Paqja është drita qiellore që mjaltëzon shpirtin tim gjatë gjithë jetës. Ajo ngjan me hyjninë diellore që ka stolisur të tërë qenien time. Paqja është symbol I urtësisë. Bujarisë, qetësisë shpirtërore, I mençurisë, dhe dashurisë njerëzore. Gjithashtu është mbretëresha e të gjitha kohërave, e vazhdimësisë dhe ripërtëritjes së jetës. Por këtë mbretëri e lartësojnë pëllumbat e paqes, të cilët lulëzojnë me anë të sjelljes së tyre. Dhe janë të veshur me sinqeritet dhe humanizëm kudo që shkojnë. Ata thyejnë çdo barrier, dhe rrëzojnë çdo mur të së keqes, pdhe këtë e arrijnë përmes butësisë së fjalës, dialogut, mirëkuptimit dhe mirësisë që I karakterizon. Paqja mposht çdo dhunë vrastare, sfidon të gjitha luftrat në botë. Dhe kjo ndodh fal forces çudibërëse të së bekuarës mrekulli. Kudo që të shkoj do të mbjell fidanët e paqes. Dhe do të transmetoj me shumë dashuri refrenin himnizues: paqja mbretëroftë gjithmonë tek ti, tek çdo njeri.