Zylfije Gervalla
NËNTORI I LAVDISË
Me shpirt të përmalluar
Sot bëra një lutje Perëndi
Të lutem falmi krahët e pëllumbit
Të fluturoj mbi Shqipëri!
Falmi o Zot sytë e shqiponjës
Të vështroj nga lartësia
T’i shoh trojet e mia
Si sot feston e gjithë Shqiptaria !
Ta shoh shqiponjën dykrenare
Që bëri bujë n’Ballkan e në Evropë
T’ia puthi duart vashës Marigonë
Me flamurin më t’bukurin në botë!
Sot buzëqesh me krenari
Anë e mbanë çdo njeri
Nga kurbeti dërgojmë urime
Gëzuar ditën e flamurit, Kosova trime.
Në këtë muaj të shenjtë Nëntori
Vitin 1912 datë 28-tës në Vlorë
Pas shumë për pjekjesh shekullore
Lulëzoi Shqipëria Shtetërore
Është flamuri i ynë kuq e zi
Që ngriti lart Ismail Qemali
Me Isë Boletinin e Dardanisë
Dritë i dhanë gjithë shqiptarisë
Për ty përkulemi në çdo stuhi
Himnin e lirisë e bëjmë për ty
Ante, janë dëshmorët e Lirisë
Gjithmonë para tyre themi
LAVDI…