KUR GRINDEMI BËHEMI PAK…
Albert HABAZAJ
Kur grindemi bëhemi pak,
Kur duhemi bëhemi shumë,
Dyshoj e nuk jam i bindur, në fakt
Si reflektojmë ti dhe unë…
Le t’i harrojmë ankesat gri vëllezër
Të dashurojmë të nesërmen çdo ditë
Ngaqë kemi nevojë të ndihemi njerëz
Shkula zemrën, lart e ngrita bëra dritë…
Vlorë, 04.12.2024