Gladiola Jorbus
Nëse
Nëse do të fundosnim britmën
në thellësi të qenies…
Nëse do ta donim tjetrin
ashtu siç është, pa e ndryshuar,
pa e zhveshur nga gjethet e shpirtit…
Nëse do t’i besonim verbërisht jetës…
Nëse do të flisnim përmes heshtjes
Nëse do të vinim në këtë botë të humbur,
pa dyshime, pa lotë, pa mëkate…
Nëse shpirti do të qëndronte pezull mbi livadhe…
Nëse do të lindnim nga përqafimi i yjeve…
Nëse do të gërvishtnim krejtësisht lëkurën tonë
dhe të mbeteshim thjesht
skeletë të mbrujtur prej ëndrrash…
Veç atëherë do të ndiheshim
të gjithë të njëjtë.