Për më të vegjlit në festat e fundvitit

Për më të vegjlit në festat e fundvitit

Në kuadër të aktiviteteve të fund vitit Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë, mbyll aktivitete e saj me një përformancë për me të vegjëlit në kuadër të Pritjes për Krishtindje dhe Vitin e Ri.

Aktivitet i organzuar me ndihmën e mësuesve të gjuhës amtare dhe anëtarëve entuziast të kësaj Qendre e ku rolin  kryesor kishin fëmijët dhe të rinjët në një manifestim madhështor me këngë, valle e recitime rreth Bredhit të Krishtilindjeve dhe Vitit të Ri në sallën madhështore të Medborgaskona në Borås lokal të cilin QKSH e shfrytëzon për aktivtetet e saja gjatë gjithë vitit.

Na thanë se ky është një aktivitet që gjenezën e ka nga viti 2009 kur për herë të parë në mërgatë do organizohet pritja e Babagjyshit kosovar të Vitit të Ri i cili do vie nga Kosova me dhurata modeste për fëmijët shqiptar në Borås të Suedisë, e kjo Qendër këtë aktivitet e vazhdon me krenari edhe tutje dhe prindërit shqiptar janë të kënaqur dhe të lumtur kur fëmijët e tyre këndojnë, vallëzojnë dhe recitojnë shqip edhe pse në veriun e  largët të Europës.

Shihje fytyra të qeshura fëmijësh, nëna të gëzuara, prindër tër entuziasmuar në këtë event sa madhështor aq human organzuar nga njerëz të artit dhe kulturës në  mërgatë, nga ata të cilët bëjnë shumë në kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare sot.

Fëmijët ndjeheshin krenar me rewcitimet e tyre, vajzat madheshtore me vallen por edhe me të vegjlit me dhuratat të cilat Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni ishte kujdesur të siguronte për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Sa krenare ndjehej moderatorja e programit e reja Ioona Jorgollari, nxënëse e klasës VI të shkollës fillore në qytetin Borås e cila për mrekulli udhehoqi dhe prezentoj këtë program madheshtor me rastine  pritjes për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Për prindër dhe mysafire kishin sigurua kafe dhe caj.