Elvira Zeneli
NË SYTË E TU ORFE JAM EURODIKA
Të ndjej si një emocion që më përshkon kudo
Të ndjej në mendimet që shoqërojnë të shkuarën, të djeshmen dhe të sotmen
Ti ngecën në sytë e mi të shkruar
Ti je në ditët dhe ëndrrat e mia….
Ti e di se bashkë nuk bëjmë lojra
Unë Eiurodika dhe ti Orfeu i dashuruar marrëzisht në mua,
Le të buçasin djajtë që kurrë s’kanë dashuruar,
Sepse unë të kam ty dhe ti më ke mua poezi.
Ne nuk kemi kohë të humbin me mashtrime e me xhelozi të sëmura
Ne mëkatin e bëjmë të ëmbël,
E bëjmë me laps e me letër
Se shumë të dashuroj e më ëndërron poezi…
Në majat e Olimpit do ngjitemi
E ziliqaret lë të vriten mes veti
Të na shikojnë me syrin e smirës sa shumë e puthim jetën
dhe e lidhin fjalën dhe besën me njëra tjetrën poezi.
Le të ndezin thashetheme për ne
E burrat mendjecekët le të ulin e të ngrenë fjalë,
Ato vetë do i shuajnë me djallëzinë që kanë në shpirt
Ne ecim me kokë lart se dritëshkurtërit të tillë janë
Oh, sa keq për bukëshkalët dhe mjekërcjapët
Që ushqim kanë ligësinê,
Ne sfidë kemi arritjet,
Ne ndezim vargun e dashurisë
Se unë dhe ti jemi NJËSH poezi!…