Rajmonda Qose
Cili je?
Ti rrebesh ëndrrash vdekatare
Që deri në palcë hyn ,
Fut ca të dridhura si ethet e gushtit
Pastaj luan si era me gjethet
Që i kalon nëpër gishta
E i hedh tutje
Njëherë bëhesh Bohem
Troket me tingujt e valsit të yjeve
Rrëmben kurmin e më zhvesh mendimesh
Lundron me mua
Në të njëjtën varkë të reve
Në qiellin e pafund të lumturisë
Pastaj shndërrohesh në ujk me
sy gjakatar
Që i trembesh zjarrit ,
e vrapon shpellës së harresës
Më thuaj cili je?
Cila fytyrë është simotra e gënjeshtrës?