Elvira Zeneli
PIANO MELODI E DASHURISË
Nê kafenenë ku u takuam çdo gjë po fle,
Edhe qirinjtë në tavolinën tonë ishin të fikur.
Pianos nuk i dëgjohej melodia e dashurisë sonë.
Diçka më thumboi thellë në shpirtë,
Prandaj i ktheva më mendje ato kujtime.
Shikime, biseda e fjalë të ndiera thellë
Era e lehtë fryn e trazon simfoninë e shpirtit
që veç zemra di ta këndojë lehtë.
DOLI RREZJA E PARË
Doli rrezja e parë si një Agim i artë
Çdo rreze e tij me jep jetë e më fton në vallëzim
Përkulet e më flet me qetësi:
Eja e dashur, jeto çdo çast, çdo frymë
Hidhe këmishën mënjanë
Në këtë botë të bukur
Dashuria nuk është kurrë e humbur!