Gjelina Maçi Keçi
Zotat kurrë nuk do t’i gënjeja
Më mirë një jetë pranë teje
Se qindra të tilla pa ty,
Zotat kurrë nuk do t’i gënjeja
Se shpirti im vetëm për ty ka sy.
Më jep të puth pak dorën tënde
Rrufeshëm qenia të më drithërojë,
Të ndjehem mbret i asaj zemre
Që timen magjishem ma pushtoj.
Më ler në shikimin tënd të thellë
Të humbas i tëri pa kthim aty,
Yjet e qiellit tënd një e nga një t’i vjelë.
Kurmit tënd të dehem në mrekulli.
Më jep pak musht nga buza jote
Vjeshta e ëmbël të ma këtë zili,
Në m’afroshin arin e gjithë kësaj bote
Kurrë s’do ta këmbeja me një femër si ty.
Më jep pak gushë që vjen aromë ftua
Mollëve tua kurrë mos u ngifsha
Kur belin ta mas e të them sa të dua
Në krahët e tu pastaj le të vdisja!
Merre xhaketën e kuqe!
Ndoshta në atë stacion do të kesh ardhur,
Mëngjesit të pakohë per te mbrritur minutat,
Bie shi e shtrëngatë bore nën strehën e pritjes,
Duart do t’i kesh bosh se lulet do jenë, tha:
Pikloti i gëzimit rrugës do te jetë ngri,
ndersa dashuria tretur ne brymen e munguar.
Vallë si do të njoh?
Mendimet drejt rrugës tënde do jenë plakur,
dhe nuk do ti ngjajnë verës së vjetër
Buzët do jenë pa ngjyrë të çara vetmisë,
Ti, do jesh zbardhur, por asgjë nuk i rendon zemrës.
Shpirti i vetmuar do jetë po aq i ri si atëherë ,
Se ti nuk je kurrë stinë dimri zemerak.
Ti nuk je si dallgë e vjeshtës së vonë,
Dhe mes mijëra njerzve të pa sy për mua,
Do të njoh në frymë fijesh të këputura,
Mos nguro, eja se bora e mendimit do të më zhveshë shpirtin,
si lëkura e djegur e gështenjës.
Merre atë xhaketën e kuqe që më pëlqen
Të më hedhësh krahësh e pasi të jem ngrohur
Do jem vetëm një puthje larg,
një dihatje e munguar stolave të stacionit.
Ngjarjet marrin rrjedhën e kohës,
Dhe bashkë me trendafilat të shkund borën
Koha nxiton me pranverën përsëri
Kushedi ku ka pasur zjarr të vjetër
Ne cep të qiellit vetem ti mund të ndezësh zjarrin e ri!