Behare Shabani Neziri
KUR VETES I THOSHA
Kujtesa kur digjet brenda dashurisë
Ndjej dhimbje edhe për një fjalë
Kur sytë më mbeten mes lumturis
Si djelli duke ikur hëna duke dale
Më zbehet fytyra trupi ligështohet
Duar e këmbë m’i kap një stuhi
Shikimi tej jetës e ëndrrës harohet
Si sytë kur mbeten nëpër tradhti
Dua të zgjohem nga ko zhgjëndërr
Që për fyti sot më kapi si dikur
Kur vetes I thosha se ish një ëndërr
Që donte të dukesha hije pa nur
Behare Neziri
Du har skickat
edhe nje dhe nje foto
PËR DASHURINË
Për dashurinë të duhet zjarri
Trupi të të merr flakë e sytë, të të terrohen
Si rrezet e diellit mbi fije bari
Puthjet e ledhatimet, livadhit të pikturohen
Dritën e ditës ta pishë, natës t’ia trazosh yjet
Në hi të shndërrohesh, derisa agu, të t’i hapë, dy sytë
Tërmet të ketë toka, të dridhen lugjet e pyjet
Terri i natës të të zgjoj, sikur drita e diellit në mesditë
Mes fijeve të barit të zgjohesh
Si skulpturë e skalitur, me daltën e dashurisë
Hyjneshë që kurrë s’harrohesh
Si hyritë e parajsës, të skalitura prej Perëndisë