Elvira Zeneli
PORTA E ZEMRËS QË DIGJET ZJARR
Lulebozhuret
E gjithë e hëna të përket ty
kjo e hënë
Eci ngadalë drejt oborrit tim
Lulet në dorë më rrinē kokëposhtë
Gjithmonë të bardha
Ah, lulebozhuret rrëzojnë ndonjë petal
Duke dalë nga porta e zemrës që digjet zjarr!
E sotmja s’është më e mërzitshme
gogla fati hidhen krejt qejf
Ndodhi të vogla dhe fjalë të thëna fshehin skenarë të mëdhenj dashurie
Tek rrijnë ndër ca hije me zili nuri e hijeshie
Ti kalon në rrugën
ku bashkë flasim
E Lulebozhuret valviten luajnë muzikë takimi
Unë nuk jam e mërzitur,
as ti nuk duhesh mërzit,
Se është e hëna jonë me fytyrë dielli e kokë qielli
Ora e lules ka ndalur midis nesh si pengmarrëse
Mendimet e mira po shpërthejnë në korije të pashoqe
Eh, lulebozhuret e çelur ai, e vonojnë mbylljen e bohçes
Unë me shumë dëshirë sjell bollëk e shpërthim të zjarrtë
Sonte dielli vonë do perëndoj,
të na jap një dashurie,
që kurrë nuk shuhet po ndizet si gaca
që rri fshehur nën hi,
Të na japë mundësinë e një ribashkimi të plotë e të gjallë për gjithë jetën
Dashuritë e mëdha jetojnë edhe pas vdekjes!