Dalinë Arifi: Letër në natën e fundit

Dalinë Arifi

Letër në natën e fundit

Shpirt po të shkruaj mes lotësh stilolapsin mezi po e mbaj në duar nga dridhjet e tmerrshme që copash zemrën po ma bëjnë. Por çka do që të ndodhë pas k’saj nate t’humbur ti mos harro se të dua edhe nëse fundi i botës na gjenë copë e grimë. Ka ditë, ka orë që një gjë po më zë vend në mbrendësi e po m’hanë si kancer. Është e rënd besom se nuk dua që t’jem unë autorja e k’tyre fjalëve por fryma më zihet po nuk ti thash sonte. Unë ka me vazhdu me kujtimin për ty, mendja ime do sorrollatet parqeve e prapë do ndalet tek ty, e çuditshme po, shumë e çuditshme por gërrçamat e tradhëtis po më përpijn si një të alkoolizuar që alkoolin e ka të ndaluar por vazhdon e konsumon. Jam lodhur çdo mengjes duke e fshehur dhimbjen pas një buzëqeshje të vrazhdë e çdo mbrëmje duke ndjerë aromën e parfumit të saj. Besa me justifikime më është lodhur dhe zemra. Edhe keto momente kur po të shkruaj këtë letër të fundit për ty, jam duke e shijuar kafen vetëm që të mësohem sado pak me vetmin. Para se të mbyllë këtë letër dua të të kërkoj falje “Më fal për dashurinë e sinqert, Më fal që s’dita me pa dikë tjetër veç teje, isha e verbert” Uroj ta kesh fatin tim me t’dasht dikush sikur ti mu.