Esmeralda Begaj
Unë dhe Sali Nivica
Dikush mund te thotë se talenti lind, talendi nuk blihet dhe nuk dhurohet dhe as nuk shitet. Jeta ime ka qen mes pasionit per te shkruar dhe zjarrit brenda meje që më shtynte në cdo hap të shkruaj. Po përse? Kush na shtyn të jemi kush jemi.. Si një shkrimtare prej 35 vjetesh që shkruaj , dhe e konsolidoj veten kudo ku hedh gërmat e mia u zgjova një dite me pranverë, pasi më në fund arrita të kuptoj ku është burimi .. ai burim që vin nga malet e ftohta dhe ditet e largëta, ai burin që ndez zjarrin dhe pena ime nuk shuhet e rrjedh si uji i pastër, aty ku zemrat takohen dhe energjia për jetë shtohet. Ne këtë udhëtim u takova ma Sali Nivicen. “Kush je ti more burrë” dhe shumë rastesisht kur dajua im me gjakë labërie me shkroi, e më tha . –“ Moj bijë, na ngri krahët e te parëve tanë .. ti rrjedh nga gjaku i Sali Nivices dhe Shuko Asllani , ku është origjina e mamase suaj”. Aty djerë të ftohta më prekën, mali me detin u bashkuan dhe krenaria e kurioziteti u kurorëzuan. “ Sali Nivica”!!!!!!!!. Mbaj mend në filmin artistik shqiptar Militanti të vitit 1984 të realizuar nga Kinostudio Shqipëria e Re me regji të Piro Milkanit, ngjarjet e filmit zhvillohen në Shkodër dhe personazh kryesor i filmit është Vasil Shanto, i cili së bashku me guerrilasit shkodranë marrin hak për Sali Nivicën ndaj Kolë Ashikut. Mbaj mend historine,Sali Nivica I lindur në Kurvelesh – një bir i denjë i Labërisë dhe i mbarë Shqipërisë. Megjithëse në moshë të re, ai e dalloi veten në shumë fusha të veprimtarisë së tij: si publicist, botues i gazetës ‘Populli’; u dallua si patriot i flakët atdhedashës, si shkrimtar, por edhe si politikan, megjithëse në moshë të re. Brenda një jete shumë të shkurtër (nën 30-vjeçare), para se të vritej barbarisht. Po kjo bije labërie isha dhe unë, ai gjak rrjedh ne venat e mia , ai gjak mbolli talent ne shumë brezat e familjes sime, tani nuk habitem kur Skëndajt ia marrin këngës me ato vargjet e tyre si telat e violines ku godasin cdo padrejtësi, dhe unë si nje farë e vogel në nje botë të madhe sot jam ajo qe krenohem. Modestia ime më ka sjellë ketu ku jam, po .. Une jam Esmeralda, gjaku i Sali Nivices dhe ai shkroi historinë e unë sot.. po mbjellë nje histori që të të mos humbasin gjurmët. Sot pena ime do shkruaj më shumë, do punoj më shumë.. dhe si shkrimtare internazionale, sot po ju them.. e kam gjakun nga mirësia, talenti e puna. Faleminderit Sali Nivica që sot më bëre te ndihem krenare te kem gjakun tënd.. me premtimin që do dëgjoni më shumë e më shumë, Saliun e vranë, pena e tij nuk shteroi se ai ka len breza e nje pemë familjare ku degët do ngrenë rrënjë të reja e pena nuk do shterohet kurrë. Faleminderit Sali… Bija jote Esmeralda Bregaj