E hëna poetike me Liljana Ndoni

Liljana Ndoni

Flas me Tokën

Vij nga një rrugë e gjatë, oh sa mallë që të kamë!,
Tët’shohë ty vëndlindja ime ,dhe të gjithë ku janë..

Për ty, aty ku linda dhe bëra hapin e parë, Tek luaja e vrapoja me fëmijët moshatarë!

Tek ty u rrita me dhe forcën dhe vullnetin të punoja në arë ,
– O toka ime, që të kamë prekur çdo plisë të pjesës tënde e të shndërrova në bukë valë !

Të mijat brenga të rënë në gjunjë vetëm ti i dije,
E lotët kur më binin në plisin tëndë ti mi ktheje në lule,

Me ato lule që gëzonin shpirtin e sytë nga lotët tharë,
Nën ato lule që fëmijët e mi lodronin dhe mi m’i kthyen si dhuratë.

Lodhjen dhe forcat mi ripërtërisje si për cudi,
Kur shihja grurin e argjëntë lëkundej erës e thoja ,oh ç’mrekulli.!

Toka ime që nuk fletë, je humane për njerezimin,
Heshtja jote flet në parajsën,dhe paqen që qetëson shpirtin..

Nuk e di këto lotë pse po’ me dalin, trishtimi më merrë,
Ndoshta malli i kaplluar o të jamë munguar për të shuar etjen tënde djerrë ?!.

Po të largohen vajzat dhe djemtë të lënë të vetmuar,
Ndjejë dhimbje në shpirtë që dhe unë të jamë larguar.

Ti ,ndihesh boshë me dhimje të plasaruara e pa punuar,
Ndihem boshë dhe unë largë teje me shpirtë të trazuar,

Gjithë jetën të parët tanë të kam mbrojtur për ty kanë luftuar,
E tani të spërfillin, yzmetgarë larg në dhe të huaj të mërguar,

Në atë botë të zhvilluar ku dhe këmbët e ndjejnë që janë në dhërin tuaj,
Çdo gjë që shkëlqen dhe është e bukur më duket e huaj.

Nën prerin tëndë mbanë edhe të dashurit e mi, që me lotë varret ua lajmë,
E shkojme në tjetër botë, me lotë i mendojmë dhe në mëndje i mbajmë.

Ah…moj tokë ty të hodhën edhe farëra të këqija, e ti kultivon dhe i do gjithsesi.
Dhe ti nuk ankohesh për dhimbjen tënde në ty gjejnë gjithmon miresi..

Ty frymën ta kan zënë njërez mediokër dhe të pa shpirtë.
Toka ime e shënjtë je kthyer në Jezu Krishtë!

Të coptuan e gozhduar si në kryq pa asnjë mëkatë.
Shqipet ikin lënë trojet e braktisura të lënë fillikatë.
Po vuajnë për ty njerëz të brishtë e mendojnë se të kanë largë,
Vuaj dhe unë e mendoj si të lë me shpirtin plagë.