Kadri Tarelli:HERONJTË MERITOJNË PAVDEKËSI

Kadri Tarelli

Të nderuar lexues!
Para dy ditësh, saktësisht më, 08, 02, 2025, në qytetin Istog të Dardanisë
u organizua një tubim i madh, me pjesëtarë nga të gjitha viset shqiptare,
përfshi edhe pasardhës të familjeve të heronjve, për të përkujtuar 80-vjetorin e
rënies së luftëtarëve: Bajram Sali Gashi, Ramë Ali dhe i biri Sali Rama. Me këtë
rast u përurua edhe memoriali kushtuar të tre heronjve, që ranë duke luftuar
kundër ushtrisë Serbe, që po ripushtonte Dardaninë, në prag të mbarimit të
Luftës së II-të botërore.
Nga Durrësi u ndodhëm: familjarë pasardhës të heroit Bajram Sali
Gashit, si Drita Shala (e bija), Agim dhe Musa Kabashi, (nipat), Bajram Shala, e
të tjerë, mes tyre edhe unë, si redaktor i librit “Kosova Andrra e jetës sime”
shkruar nga bajram Halil gashi, ish drejtor i shkollës “Besnik Hida”, në
Shënavlash të Durrësit.
Në emër të të gjithë durrsakëve foli Drita Shala, (Kabashi) e bija, tashmë
në moshë të thyer.
Agimi shpërndau shumë libra për të interesuarit e shumtë.
Në atë miting të madh edhe unë takova disa nga miqtë e mi të hershëm;
Enver Lipa, nga Kamernica (fshat afër Istogut), Maxun Osmanaj (poet e
shkrimtar nga Istogu), Gani Veselaj, ekonomist nga Peja. Miqve u dhurova
librat: “Vjeshta në Vargje”, botimi i im dhe “Në botën letrare të Kadri Tarellit”,
shkruar e botuar nga shkrimtarja e mirënjohur Vlonjate Vilhelme Vrana
Haxhiraj.
Gani veselaj nguli këmbë që të drekonim së bashku në një lokal të bukur
rrëzë malit, pranë burimit të Istogut.
Unë po paraqes fjalën time të përgatitur enkas për këtë ngjarje të madhe,
që e quaj të shenjtë.
Lexim të këndhshëm…….!

Kadri Tarelli shkruan:

Erdha se më thirri Kosova….!

Tha dikur, Bajram Sali Gashi

HERONJTË MERITOJNË PAVDEKËSI

Bajram Sali Gashi, Ramë Alia dhe Sali Rama, në 80-vjetorin e

rënies.

Përshëndetje të gjithë të pranishmit që jemi mbledhur këtu, në këtë
festë të madhe, nga të gjithë trojet arbnore.
Jam Kadri Tarerlli, vij nga Durrësi, dhe flas edhe në emër të atyre
durrsakëve që nuk mundën të jenë të pranishëm këtu në këtë veprimtari
të shënuar atdhetarie.
Ju admiroj, që e shndërruat këtë ditë të 80-vjetorit të rënies, në një
ditë të shenjtë, në kujtim dhe nderim për heronjtë: Bajram Salihi (Kështu
e thërrisnin dikur drejtorin Bajram Sali Gashi, në Shënavlash të Durrësit,
në vitet, 1938-1941), së bashku me trimat Ramë Alia dhe i biri Sali
Rama, nga familja e madhe atdhetare “Muzliaj”, këtu në fshatin Uçë,
pranë Istogut.
Ju admiroj edhe për një arsye tjetër: Ju e shndërruat këtë truall
Dardanie në vend të shenjtë, sepse edhe heronjtë janë të shenjt. Besoj

se jeni në një mendje me mua kur them: Ka shenjtorë, që besojnë dhe i
shërbejnë Zotit deri në vetëmohim. Zotit që është lart në qiell. Por ka
edhe shenjtorë që mbijnë nga dheu, rriten mbi dhe, dhe i shërbejnë
kombit e mëmëdheut, duke dhënë jetën, për të mbetur simbol burrërie,
bese, atdhetarie e shqiptarie, siç janë edhe tre heronjtë tanë.
Besoj nuk jam gabim të shprehem: Heronjtë, Bajram Sali Gashi,
Ramë Alia dhe i biri Sali Rama, kanë dy monumente:
Së pari: Kolegu drejtor, Bajram Halil Gashi, banor në Shënavlash
të Durrësit, me origjinë nga Uça, është autor i monografisë “Kosova
Andrra e jetës sime”, kushtuar tre heronjve, botuar pak kohë më parë
dhe përuruar këtu në Istog. Libër për të cilin ai punoi rreth 15 vjet, që
unë e quaj një “Monument i ngritur në letra”, sepse emrat e tyre janë
skalitur në “Arkën e kujtesës”, që është libri, i cili sot është në dorë të
mijëra qytetarëve në mbarë trojet arbnore. Libër i vendosur në krye të
oxhakut në odën e burrave, diku më tej i hapur e lexuar në bibliotekat e
shkollave e të qyteteve. Besoj nuk është pak, por jo mjaftueshëm…….!
Them kështu, sepse duhet të ngrihej edhe një tjetër monument
madhështor, si ky që kemi përballë. Monument me të cilin nderohen
heronjtë, nderohet Istogu, por krenohemi të gjithë ne që jemi mbledhur
sot këtu, krenohet burrëria, trimëria, atdhetaria dhe shqiptarizmi.
Krenohet e ndriçohet mbarë Dardania e shqiptaria.
Jam vizitor i kahershëm i këtij qyteti, dhe i dashuruar me Istogun e
bukurisë, burrërisë dhe trimërisë. Ndaj prej kohësh e kam pritur këtë ditë
të shenjtë, të shoh të ngritur një monument që i ka hije çdo luftëtari e
dëshmori, që bie për liri. Ndjej një krenari të ushqyer prej vitesh, si
mijëra e mijëra shqiptarë në të dy anët e gardhit që na ngriti historia.
Kështu, gjej rast t’ju shpreh mirënjohje dhe falënderim, ideatorëve
që realizuan një ëndërr të çdo shqiptari, sepse vepra dhe gjaku i
heronjve na mëson se: “Lirinë nuk ta dhuron kush, ajo fitohet me gjak
dhe mbrohet me jetë”.
Historia jonë e përgjakur në shekuj, në luftë për liri, na thotë, se
jeta dhe vepra e heronjve është si prushi i fjetur nën hi, i cili kur zbulohet
ndez zjarrin e atdhetarizmit te të rinjtë që nuk durojnë robëri. Këtu e ka
burimin dhe gjen ushqim, edhe zjarri që u ndez 25 vjet më parë, kur
shpërtheu lufta çlirimtare e UÇK-së, e cila së bashku me ndihmën e
faktorit ndërkombëtar, bëri të mundur çlirimin e Dardanisë, e më pas të
shpallë mëvetësinë, të cilën e gëzojmë sot.
Unë i rrah shpesh udhët e Dardanisë, dhe më bëjnë përshtypje dy
dukuri, që e vlejnë t’i përmend:
E para: Ju po vraponi shpejt, për të kapur kohën e humbur nga
sundimi i gjatë. Ju përgëzoj dhe ju uroj suksese!
Dhe e dyta: Një kujdes i admirueshëm për ngritjen e monumenteve
kushtuar heronjve të rënë për liri. Ju admiroj. Nderimi për ta është
vlerësim për gjakun e derdhur, për jetën e vënë në themelet e lirisë të
kombit e mëmëdheut!

Lavdi përjetë dëshmorëve dhe heronjve: Bajram Sali Gashi, Ramë
Alia dhe Sali Rama!
Më lejoni të shtoj edhe dy vargje thurur në çast: