Me vargjet e Gladiola Busulla

Gladiola Busulla

1. Drita e vjeshtës
ëndrrën e fjetur zgjoi.
Dhe qielli u mpak.

2. Perla të bardha
    lindën nga lotët e saj.
    U tretën sakaq.
3. Pa frymën tënde
    toka ndali rrotullimin.
    Shpirti fluronte
    buzë pafundësisë.
4.Sytë u ndezën.
   Fjalët tretur muzgjeve.
   Sërish jemi Një.
5. Një petale e bruztë
    mbi buzën time çeli.
    Dhe malli u zbeh.
6.Në muzgëtirë
   putha dhembjet e shpirtit.
  Hëna përgjonte me bisht të syrit