Jana Tafilaj
EGOIZMI
E humbe floririn ,nuk e vlerësove
në baltë e hodhe,me këmbë e shkelmove,
Nuk ja dite vlerën,që çdo gjë shkallmoi
i braktisi të tëra,tek ty erdhi, se ty të vlerësoi.
Besoj në këtë botë, janë të rrallë si ti
nuk ja dite vlerën të shtrenjtit flori ,
Ti e nënvlerësoje,si të ishte fëmijë
mendjemadhësia është një çmënduri.
Ndaj dhe sa më shpejt, ajo tu largua
me zemër plagosur, nga ty e ofenduar,
Egoizmin tënd,dot nuk e durojë
Ndaj dhe vendosi,sa më largë të shkojë
Egoizmi o njerëz,një ves i gabuar,
kurrë vehtes time,nuk ja kam pranuar
Se mua thjeshtësia,më ka zbukuruar ,
Dhe vlerat e mija, unë i kam treguar!