Eltona Lakuriq
MARS
Mars,
është si të thuash pranverë në prag.
Larvat janë të tejngopura me ushqim, me gjethe
dhe shumë shpejt shëndrrimi në flutura
do t’i nxjerrë nga krizalida
në fusha, në shtëpi me bahçe,
në vende me lule e dritë.
Mars,
është si të thuash një varg ngjyrash.
Nisin lulëzojnë tulipanët,
të njohur në vendin tim
ata me ngjyrë të kuqe e me nuancë të verdhë.
Do të lulëzojnë dhe të tjerë me gjethe rrotullore,
në formë zemre, me ngjyra nga më të bukurat, që bëhen modë.
Mars,
është si të thuash mbarësi.
Degë kumbulle me lule rozë e bardhoshe,
degë thane me ngjyrë të verdhë, të vëna jashtë dyerve,
për të sjellë mbarësi.
Mars,
është si të thuash: Më lodhe mot i keq.
Dua pranverën.
Indicando le stelle
Indicando le stelle
ti parlo, ti sorrido.
In cielo improvvisamente
un temporale di sogni disturba la notte.
Ti guardo, mi sorridi
le stelle le trovo nascoste dentro i tuoi occhi.
Mi calmo, il cuore riprende il suo ritmo
indicando di nuovo le stelle
il temporale scompare
i sogni sono veri appoggiandomi in te.