Në këtë Ditë të Mësuesit ju uroj gjithë mësimdhënësve shqiptarë shëndet të mirë dhe entuziazëm për të gjitha përpjekjet e juaja që keni arritur si edukator gjatë gjithë viteve
me radhë,
Gëzuar…
GËZUAR 7 MARSIN
Gëzuar 7 Marsin këtë ditë të bekuar
Synonim i dijës në gjuhën shqiptare
Me veprat e shenjta Avatari dhe Abetare
Sot ligjërojmë shqipen, gjuhën Iliriane.
Me shekuj të tërë e pritëm këtë ditë
Nga bota e errësuar që të shohim dritë
Në Korçen e bukur,qyteti më i miri
Hapi shkollën e parë shqipe
Pandeli Sotiri.
Dhe motrat Qiriazi dy vajza arbërore
Hapën dritë e rreze nëpër shumë dritare
Në mesin e grave frymëzuan edukimin
Të mësojnë alfabetin, për emancipimin!
Ëmbël cicërrojnë zogjët kudo nëpër shkolla
Gjuhën e ëmbël shqipe nga ajo ditë mësojnë
Në dy dialekte flasim gegë dhe toskë,
Gjuha e jonë e artë,eshtë më e bukura në botë!