Mbrëmje poetike me Halime Musa

Halime Musa

XHAXHAIT TIM MESUES

Ti për dije
Ishe pishtar,
Në Shalë ishe
Mësuesi i parë.

Ti ishe mësuesi
më i mirë,
na mësove
shprehjen e lirë.

Veprat tua madhështore
rrjedhin si lumë,
armata e nxënësve
të tu është shumë.

O sa mirë
na jepje mësime,
falë ty sot
shkruan pena ime.

7 Marsi – Dita e Mësuesit,
sa herë vjen,
kujtimet për ty
të freskëta më bjen.

Edhe sot më kujtohen
mendimet tua të holla;
arma më e fortë
është dija dhe shkolla.

Ty me krenari të kujtojnë
si diell të art ndër brezat,
amanetin tënd të madh
sot e ndjekin mbesat!