Me peotin vlonjat Albert HABAZAJ

Albert HABAZAJ

PLAK NË PROCES…

Nuk më vjen mirë, assesi jo
Që kujtoj moshën qysh në mëngjes,
Po s’kam ç’të bëj, se domosdo
Po nis udhën si plak në proces…
Kam udhëtuar mirë, si idealist,
Idealist i heroikës tragjike,
Me detin e Fatos Arapin në shpirt
Askurrë sulmues për një karrige.
Mirë kam udhëtuar. Dhe mund të kem shkarë
Veç, pa qëllim, pa të keq e prapë jam ngritur,
Nuk kam qenë, se s’mund të jem kurrë ushtar
Symbyllur i rreshtit të kuq apo blu gatitur.
Erdhi ora e troket dita e pensionimit
Më dhembin zhgënjimet, pak hare që pata shuhet,
Dhe prapë do të jem në furtunë të udhëtimit
Më vjen keq se liria tek ne shumë druhet.
Idealist më gjeti pleqëra në proces
Zhgënjimet e shpresës dhe besimit rrodhën,
Visarin e ndershmërisë as në ëndrra s’e shes
Pa të tjerat, eee, le t’i mbledhë ulluku i kohës…
Ujë i Ftohtë, Vlorë, e enjte, 13.04.2025