E diela poetike me Qëndresa Dulaku

Qëndresa Dulaku

Unë e huaja jote

Do kaloj edhe qerekun e shekullit, ndoshta
Do i rrahin këmbët e mia, rrugët e tua
Por unë kurrë s’do jem e jotja
Në deshe ti, unë se dua

Në kafen e lagjes ku do dal
Do gostisem me qerasje
Si e falura e jote tashmë
E unë se vesh dot këtë përshtatje

Gurët e rrugëve të prishura
I njohin hapat e kësaj të huaje
E një lutje nga kjo e huaj
Përkëdhele, në mos duaje

Të sharat e të qeshurat duroja
Deri atëherë në perëndim
Deri atëherë bëj ballë lejoja
Se pastaj mbyllet me vetminë

Po më përzure, më djege e më shave
Zvarr te ti sërish do vihem
Edhe po me dashuri më lave
Me një sy tjeter gjithmonë do shihem

Unë e huaja jote, Prishtinë
Që erdha e mbeta në tëndin themel
Do kalon një qerek shekulli, ndoshta
Por e jotja kurrë s’do jem!

GRUAJA

Siç i ka hije gjilpërës peri
Ashtu i ka hije gruas nderi

Siç i kanë hije duart duas
Burrit i ka hije butësia ndaj gruas

Gruaja është korriku, ku piqet gruri
Që të frutojë, bëhet vetë druri

Gruaja është vjeshta, ku piqet rrushi
Është vetë flaka, është vetë prushi

Gruaja është fati i uruar
Pse të kesh frikë një grua të zgjuar?

Siç t’i merrë sytë ngjyra e qiellit
Gruaja në të është rreze e diellit

Toka pa të, jetën ndërpret
E mira pa të, në të keqen rrëshqet

Gruaja është gjithçka e quajtur dynja
Gruaja është guri, që ndërton kala.

Natë nëntori

Nese nata është e ftohtë
E nëntori kaq i freskët
Pse i mbijetoj unë detit
E pastaj mbytem n’pus të cekët

Kur n’nëntor qindra vjeqar
Mblidhen stinët n’30 ditë
Has në njerëz zemëracarë
E n’errësinë s’mund t’gjej pak dritë

Kur humnerën e mendimeve
Bie ndesh me gjithësinë
Grindem, qartem sakatosem
Me hipokrinë e pafytyrësinë

Ia shton vujten ma shumë t’vujtnit
Pak më shtruar botën merre
A nuk t’i vije rëndë pak trupit
Duke i mbajt shumë karaktere

Aman falem natë nëntori
Që kaq shumë t’rëndova sot
Po ja që helmin e t’vërtetës
Më brenda se mbajta dot